E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 21 minuta më parë
Vendi

Parakalim i gabuar, shoferi i motorit përplaset me trailerin në autostradën Levan-Vlorë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të “Urës së Mifolit”.

Shoferi i një motori ka tentuar të parakalojë, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë./vizionpolus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë