E hënë, 26 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Para nga krimi”, sekuestrohen mbi 300 mijë euro në Muriqan

Një 36-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, ndërsa për një 35-vjeçar ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se pas informacioneve kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Fadil Halmusaj dhe pasagjer shtetasin P. M.

Reklamë

Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.

Shuma e parave , të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë