Eksperti i ekonomisë, Pano Soko deklaroi se situata ekonomike është e rënduar. Duke folur për “Quo Vadis”, Soko tha se në këtë situatë në buxhet fokusin kryesor duhet ta kishin qytetarët dhe të mos mendohej për fushatë elektorale.

 

“Sot ne kemi 50 mijë të papunë, të deklaruar të paktën nga Banka e Shqipërisë, 50 mijë njerëz të pa punë dhe mbi 30 mijë të tjerë të cilët janë në buzë. Një fije i ndan nga të mbeturit të pa punë. Tani ca ndodh? Një buxhet normal, nuk e ka mendjen që të bëjë fushat elektorale. Pra po të kishim një buxhet normal, e ka mendjen si ti cojme lekë këtyre njerëzve ne? Pra kush janë këta individë? Kush janë këta biznese që kanë nevoj për lekë që t’ia cojmë? Sepse për këtë duhet. Por jo! Buxheti aktual i ka kushtuar më shumë rëndësi infrastrukturës.”

 

Ai zbuloi se në vitet elektorale, qeveritarët mendojnë sesi përmes buxhetit të japin tendera. Më pas, ata ndihmojnë në procesin zgjedhor.

 

“Problemi është se ne jemi vit elektoral dhe cfarë ndodhin zakonisht në vite elektorale? Ndahen tendera. Vjen momenti i shpërndarjes së tenderit njëherë. Pra, jepet leku, jepet qoka të gjithë këtyre që do na ndihmojnë në zgjedhje ne. Se do na ndihmojnë në zgjedhje këta, kërkojmë ne që të na ndihmojnë këta të fortët, biznesmenët. Atëherë çfarë duhet bërë? Duhet t’i paguajmë këta në fillim. Dhe me çfarë i paguajmë ne? Me këto, tendera. Prandaj nuk çojnë lekë tek njerëzit këta, sepse ju duhen lekët për të bërë tenderat e ndërtimit dhe ndërtimi.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *