Subscribe

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2021, prezanton një përkeqësim dramatik të gjendjes së gazetarisë. Sipas organizatës Reporterët pa Kufi, pandemia e koronavirusit është përdorur si bazë për të bllokuar qasjen e profesionistëve në burimet e informacionit dhe raportimin në terren. Si rrjedhojë, gazetaria është bllokuar plotësisht ose pjesërisht në 73% të 180 vendeve të botës.

 

CHRISTOPHE DELOIRE

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, RSF

 

“Gazetaria është vaksina më e mirë kundër keqinformimit. Por për fat të keq, prodhimi dhe shpërndarja e saj shpesh bllokohet nga faktorë politikë, ekonomikë, teknologjikë dhe ndonjëherë edhe kulturorë. Në përgjigje të përhapjes së disinformimit përtej kufijve, në platformat dixhitale dhe në mediat sociale, gazetaria është rruga kryesore për të siguruar që debati publik të bazohet në një rreze të gjerë dhe të larmishme faktesh.”

 

Shqipëria radhitet në vendin e 83-të, duke fituar një pikë në krahasim me vitin e kaluar por sërish mbetet në listën e shteteve problematike. Ndërsa Kosova ka pësuar një rënie prej 8 vendesh.

 

Vetëm në 7 për qind të vendeve të botës, ambjenti për gazetarinë është shumë i mirë. Ky numër nuk ka qenë kaq i ulët që në vitin 2013.

 

Të dhënat e Indeksit, që mat kufijtë e qasjes në informacion dhe pengesat për mbulimin e lajmeve, tregojnë se gazetarët e kanë gjithnjë e më të vështirë të investigojnë dhe njoftojnë për tema të ndjeshme, veçanërisht në Azi, Lindjen e Mesme dhe Europë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *