Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK ndaj kreut aktual të KLP, Alfred Balla.

Sipas Komisionerit Publik, vetingu ndaj Balles duhej ndërprerë, por ai nuk duhet të ketë të drejtën të ushtrojë funksionet e prokurorit, gjyqtarit apo anëtarit të KLP e KLGJ në 15 vitet në vijim.

Balla do dalë në vetting për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.

KPK nuk dha një vendim të prerë në vitin 2023, pasi u shpreh se Balla nuk ka status magjistrati.

Balla është emëruar ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në 2012, ndërsa është liruar nga detyra në 2017.

Në 2018, pas zgjedhjes si anëtar i KLP-së, z.Balla, i ka paraqitur KPK-së, kërkesë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar, për shkak se, procesi ndaj tij nuk mund të vazhdonte. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *