Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se kryeministri Rama është i frikësuar, pasi sipas tij, ai e ka kuptuar se po i vjen fundi

Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka theksoi se Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re për Shqipërinë.

“Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite – ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Koha jote mbaroi, Rama! Është koha për ndryshim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *