Nënkryetari i PD, Edi Paloka reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për të ardhmen e PS dhe për platformën “Deputeti që duam”. Paloka tha nga selia e PD se vendi që zgjodhi Rama për këto deklarata, Elbasani, tregon se ai e ka kthyer PS në një kosh plehrash.

 

“Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot. Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektuale dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Dhe thash, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte. Në fakt halli i Ramës ka qenë tjetër dhe është shumë më i madh se kjo që thash unë. Halli i tij është që paniku që e ka zënë lidhur me hetimin e inceneratorëve.”

 

Sipas tij, Edi Rama e bëri daljen e tij në Elbasan që t’i dërgojë një mesazh drejtësisë që të mos merret me çështjen e inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *