Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në Parlament kur foli presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Kjo për nënkryetarin e PD, Edi Paloka është një tradhti e vlerave të kombit. Përmes një postimi në “Facebook”, demokrati deklaroi se kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri.

 

“Është e turpshme që Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes së Kosovës në parlament. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm i shtyrë nga ata që Rama i konsideron partnere të tij në Ballkan. Edi Rama tradhtoi sot vlerat e kombit dhe për fat të keq nuk është hera e parë që e bën këtë. Motivet politike dhe personale që e shtynë ta bëjë këtë akt janë të pafalshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *