Subscribe

Biznesi dhe ekspertët e ekonomisë i vlersojnë masat e marra nga qeveria më shumë si një paketë sociale, që synon parandalimin e virusit se sa shpëtim të sipërmarrjes private, në këtë fazë të parë të emergjencës.

 

 

Bizneset këmbëngulin se lehtësimi procedurial dhe shtyrja e mundshme e pagesave ësht një stimul i nevojshëm në këto kohë, ndërsa mbeten për tu saktësuar se sa do të jenë normat e interesit të kredive apo overdarfteve, që do të marrë biznesi për të mbuluar nevojat.

 

 

Duke ju referuar deklaratave të kryeministrit, masat mund të jenë dinamike në varërsi edhe të kohëzgjatjes së pandemisë.

 

Ndërsa ngërçi më i madh lidhet me ndalimin e punës dhe bllokimin e shitjes për shumë produkte dhe shërbime në kushtet e izolimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *