Subscribe

Një në dy klientë, preferojnë të kryejnë shërbimet bankare në degë, fizikisht dhe jo nëpërmjet internetit. Sipas një studimi të kryer, ku janë pyetur 1000 persona, rezulton se 74% e tyre preferojnë që shërbimet i bëjnë fizikisht, duke dëshmuar për një pasiguri për kryerjen e shërbimeve online.

 

 

Të dhënat tregojnë se kontakti me telefon, mesazhe, apo nëpërmjet faqes së internetit janë forma e tjera për të kryer shërbime. Vet bankat thonë se prania e madhe fizike lidhet me së shumti me informacionin e klientit, ndërsa ka vënë për një ndërgjegjësim edhe më të madhe në këtë drejtim.

Sa i përket arsyeve pse klientët mund të heqin dorë nga përdorimi i bankës, apo ndryshimi i saj lidhet me kostot bankare, apo komisionet. 12 % e të anketuarve pohojnë se kostot e larta që aplikojnë bankat janë një arsye kryesore për të ndërprerë marrëdhëniet, e pasuar me mungesën e korrektësisë apo cilësinë e dobët të shërbimit.

Studimi tregon gjithashtu se industria e bankave është më e besuara, në raport me industritë e tjera apo edhe me institucionet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *