Subscribe

Nisma e qeverisë për të rritur pagën minimale në 300 mijë lekë të vjetër do të jetë gati në ditët në vijim. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ku ekonomia ishte në fokus. Rama u shpreh se kjo nuk është një masë përfundimtare, duke lënë të kuptohet që në të ardhmen do të ketë sërish rritje të pagës minimale.

 

“Nuk do të ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra. Do ta bëjmë në ditët në vijim siç e kemi premtuar. Plani për të rritur pagën minimale është një masë që do të rrisë automatikisht fuqinë blerëse dhe të do të lehtësojë shtresën e paguar më pak. Nuk është një masë definitive, është një masë e ndërmjetme mes të djeshmes dhe të nesërmes.”

 

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe lehtësimet për biznesin e vogël. Përveç heqjes së tatim-fitimit dhe TVSH, Edi Rama deklaroi se biznesi i vogël do të përjashtohet edhe nga inspektimi e inspektorët.

 

“Çlirimi i plotë i biznesit të vogël jo thjesht nga tatim-fitimi dhe TVSH. Nuk flasim thjesht për një do të, por për një ligj të Kuvendit të Shqipërisë. Sot biznesi i vogël deri në 100 milionë xhiro është i çliruar nga tatim-fitimi dhe nga TVSH, plotësisht. Kurse biznesi i vogël deri në 140 është i çliruar nga tatim-fitimi, por ka TVSH. Është edhe clirimi përfundimtar i biznesit të vogël nga inspektimi dhe inspektorët. Nuk do të ketë më inspektime në biznesin e vogël.”

Masat për të rritur pagën minimale dhe për të “shpëtuar” biznesin e vogël nga tatim-fitimi dhe TVSH i njoftoi kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *