Subscribe

Presidenti Meta deshmoi ne prokurori ne lidhje me kallëzimin e bërë ndaj kreut të keshillitm te emerimeve Ardian Dvoranit.

 

Më 19 nëntor kreu i shtetit paditi Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore.

 

Në argumentat e  paraqitura në kallzim, Meta thekson se Dvorani gjatë detyrës së kryetarit të këshillit të emërimeve në drejtësi, me dashje ka shpërdoruar funksionin publik në lidhje me gjykatën Kushtetuese, duke dëmtuar edhe insteresat e shtetit.

 

Meta kërkoi të sekuestrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi për të gjitha mbledhjet e këshillit të emërimeve në drejtësi.

 

Pasi u degjua nga organi i akuzes ne lidhje me kete padi, kreu i shtetit doli para mediave per tiu pergjigjur pyetjeve te gazetareve.

 

Meta tha se rasti ne fjale është i qartë dhe tepër flagrant.

 

Gjithashtu Presidenti Meta ka theksuar ndër të tjera se shpreson se në lidhje me këtë çështje Prokuroria të mos jetë nën presion politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.

 

“Jam këtu në përgjigje të ftesës të institucionit të Prokurorisë për shtetasin Ardian Dvorani për dy vepra të qarta penale përvetësimit të kopetencave të titullit shtetëror dhe të shpërdorimit të detyrës. Rasti është tmerrësisht flagrant dhe shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike, por të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Është një provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejt përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Integriteti i Gjykates Kushtetuese është një interes mbarëkombëtar sepse është kjo Gjykatë që garanton dhe mbron sovranitetin e popullit shqiptar, sovranitetin e shtetit dhe interesat kombëtare.Të gjithë provat e depozituata janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvorani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *