Subscribe

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi takoi kryedemokratin Lulzim Basha, u shpreh se Shqipëria e Kosova duhet të punojnë bashkë në shumë drejtime.

Osmani deklaroi se me ndihmën e Shqipërisë dhe shteteve të tjera të fuqishme, Kosova do iu shpëtojë tentativave dashakeqe të Serbisë për të ndryshuar historinë.

Më tej, ajo theksoi gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë duhet që të miratojë një rezolute që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

“Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë me anë të një rezolutë. Duhet të dënojmë krimin serb, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë popullin shqiptar. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *