140 emigrantë afganë e sirianë u shpëtuan 3 ditët e fundit në brigjet e detit Egje nga anija shqiptare “Oriku”.

 

Sipas ministrisë së Mbrojtes, gjatë këtyre ditëve u ndaluan 4 gomone plot me njerez, mes te cileve ishin edhe 30 fëmijë.

 

Detarët shqiptarë me mision kontrollin dhe shpëtimin e refugjateve, arritën që të shpëtonin emigratët që rrezikon jetën në brigjet turke dhe greke.

 

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të Nato-s, në detin egje janë shpëtuar mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra që vijnë nga vendet e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *