Subscribe

Ashtu siç u paralajmërua ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ministri ende i padekretuar i financave Arben Ahmetaj, u vendos ne qendër te sulmeve te opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nje komision hetimor per ministrin Ahmetaj, i cili sipas Partisë Demokratike është nje ministër i korruptuar.
Por nga ana e tij, Arben Ahmetaj i ka kërkuar opozitës qe t’i drejtohet prokurorisë, duke premtuar te largohet nga posti nese provohen akuzat. E ndërsa pret dekretin e presidentin per emërimin ne postin e Ministrit te Financave, Arben Ahmetaj, ka folur per here te pare per detyrën e tij te re. Prej 3 ditësh, qe ne momentin e publikimit te ndryshimeve ne qeveri opozita ka goditur ashper 2 emrat e përzgjedhur nga Edi Rama ne postin e ministrave; Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, te cilët sipas PD mbajnë përgjegjësi per korrupsionin e larte qe ka sot ne qeverinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *