Mesditën e kësaj të marte të rinjtë e partive te opozites u tubuan para Ministrise se Brendshme per te kerkuar largimin e Fatmir Xhafes nga qeveria.

Protestuesit perdoren gomone e peshq si simbolika te krimit qe duhet luftuar, nderkohe qe qelluan me veze drejt godines se Ministrise se Brendshme .

BELIND KELLIÇI

KRYETAR I FRPD

“Kemi kaluar nga një ministër I cili kishte kushërinjtë trafikantë, në një ministër që ka vëllain trafikant, më një kryeministër I cili drejton trafikun e drogës edhe ai përmes vëllait të tij.”

Protestat per largimin e ministrit Xhafaj do te zhvillohen cdo dite e paralelisht me to, opozita do te ngreje kete ceshtje edhe ne komisionet parlamentare. Te gjithe deputetet e opozites shkuan fillimisht tek komisioni I ekonomise ku shfrytezuan pranine e ministrit te diasporas Pandeli Majko per te legjitimuar kauzen kunder krimit

JORIDA TABAKU

NENKRYETARE E KOMISIONIT TE EKONOMISE

“Unë mbaj mend me shumë kujdes fjalën tuaj për rezultatin e zgjedhjeve kur diskutuam rezolutën për zgjedhjet Zoti Majko, që ishit I sinqertë dhe I drejtpërdrejtë me të gjithë kolegët. Aty ku nuk kam takuar kriminelë na thatë, aty ka shkuar në gropë rezultati.”

Pervec kerkeses per largimin e ministrit te brendshem, opozita beri pergjegjese shumicen qeverise per vendimin e gjykates se apelit te krimeve te renda ne lidhje me Saimir Tahirin.

EDMOND SPAHO

NENKRYETAR I PD

“Po ushtroni presion ndaj gjyqësorit nëpërmjet vetingut dhe rezultati është që Saimir Tahiri dje doli I lirë”

ERJON BRAÇE

KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE

“Ju thatë që ajo që bëjnë prokurorët dhe gjykatësit është shumë e rëndë për këtë mazhorancë. Më vjen keq nuk ka asnjë lloj lidhje me ne. Prokurorë janë ata që keni emëruar ju në kohën tuaj, gjykatës; ata të tre dhe të tjerë janë ata që keni emëruar ju në kohën tuaj dhe nuk kanë lidhje fare me ne.”

Pas komisionit te ekonomise strategjia e bllokimit u zhvendos tek komisioni I ligjeve ku opozita akuzoi shumicen se pergjate 5 viteve eksportoi vetem nje marke: ate te krimit.

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

“Bëni mirë Zoti Manja, mos e pengoni integrimin e Shqipërisë me këtë markën që është vetëm e juaja, grup I strukturuar kriminal.  Kërkojini Fatmir Xhafës të iki ose  largojeni ju.”

ULSI MANJA

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

“Në fakt ftesa vjen nga ana ime për ju që të mos e pengoni integrimin”

Opozita paralajmeroi se kombinimi I protestave me bllokimin e parlamentit do te vazhdoje deri ne largimin e Fatmir Xhafajt nga posti I Ministrit te Brendshem.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *