Subscribe

Pasditen e se hënës deputetet e opozitës se bashku me shoqërinë civile do te protestojnë para kryeministrisë kundër dhunës se ushtruar ndaj 25-vjeçares nga Fushe Kruja. Vajzat e gratë u mblodhën këtë te shtune para selisë se qeverise jo vetëm për te ftuar qytetaret ti bashkohen tubimit por edhe për te kërkuar reagimin e te gjitha institucioneve duke nisur nga kryetari i kuvendit, kryeministri e deri tek prokuroria për te dënuar dhunuesit e për te mbrojtur Xhisiela Malokun.

 

Deputetja Çupi ftoi edhe koleget socialiste ti bashkohen protestës por vetëm pak ore me pas deputetet e mazhorances e bene te qarte se nuk do te tubohen para kryeministrisë ditën e hënë. Ne një deklarate për mediat ligjvënëset e socialistet theksuan se dënojnë dhunën ndaj 25-vjeçares dhe inkurajojnë institucionet te ndëshkojnë përgjegjësit.

 

Por ato ndahen me koleget e opozitës ne qëndrimin ndaj policisë dhe kreut te grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Deputetet e PS theksuan se gënjeshtrat e opozitës janë dhune publike ndaj Xhisiela Malokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *