Subscribe

Pas arritjes së marrëveshjes për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, fqinji verior ka kërkuar që asociacioni të jetë tema e parë për diskutim në takimin e radhës të dialogut. Partitë opozitare në Kosovë, e lexojnë këtë si një kërcënim që i hap rrugë krijimit të një entiteti serb me fuqi ekzekutive.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti shprehet se qeveria po bën hapa mbrapa në këtë kontekst.

 

MUHAMET HAMITI

ANETAR KRYESIE, LDK

 “Kjo qeveri po bënë hapa prapa sepse thoshte se marrëveshjet e kaluara nuk janë të mira, do t’i rishqyrtonte, tash po i realizon dhe madje po bënë hapa prapa. Unë kam drojë se me këtë lloj qeverie të papërgjegjshme dhe pa zonjë në punët e jashtme mund të rrezikojmë një asociacion me fuqi ekzekutive. Gjithsesi është i pa pranueshëm dhe cenon rregullimin kushtetues të Kosovës dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.”

 

Pretendimet e opozitës, sipas analistëve, nuk janë të reja, pasi kërkesat e Serbisë dhe BE-së për zbatimin e marrëveshjes për asociacionin kanë qenë të vazhdueshme.

 

ARBER FETAHU

GRUPI PER STUDIME JURIDIKE DHE POLITIKE

 “Kjo kërkesë është tash e disa vite nga Serbia si palë kundër dialoguese, po ashtu shpesh herë në të kaluarën edhe Bashkimi Evropian ka përmendur si një marrëveshje që duhet të implementohet. Besoj se Kosova duhet të ketë një alternativë kundër asociacionit, në kuptimin që të ketë alternativ çka pas asociacionit, cila është dalja nga ky udhëkryq dhe mos implementimi i kompetencave ekzekutive, pse duhet të merret për bazë Kushtetuta e Kosovës dhe cilat janë ato klauzola që janë respektuar më herët.”

 

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka përsëritur vazhdimisht se në Kosovë nuk do të ketë asociacion një-etnik. Më herët ai ka propozuar themelimin e këshillit kombëtar të pakicave, por kjo është refuzuar nga pala serbe.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *