Një ditë pas operacionit të bujshëm të SPAK në Gjykatën e Krujës, ambasadorja amerikane Yuri Kim telefonoi kreun e SPAK, Arben Kraja.

 

Përmes një postimi në “Tëitter”, Kim deklaroi se ky ishte rezultat i reformës në drejtësi. Ajo deklaroi se ky reformim i drejtësisë do të vijojë edhe më tej, hap pas hapi.

 

“Një vit më parë u takova me Arben Krajën. Sot e telefonova për ta falenderuar dhe inkurajuar për hetimet dhe arrestimet e fundit të SPAK. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne po shohim rezultate tani. Le të vazhdojmë të ecim së bashku, hap pas hapi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *