Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2026
Vizion fokus

Mojtaba Khamenei apo Garda Revolucionare, kush e ka pushtetin...

EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën...

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të...

Konflikti në Lindjen e Mesme, SHBA-të i kërkuan Emirateve...

Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa...

Irani planifikon mekanizëm të ri për tarifa në Ngushticën...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse nuk pranoni marrëveshjen, fillojmë bombardimet

Papa do të vizitojë Francën, Macron: Nder për vendin...

Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të...

Operacion i madh antidrogë në Greqi, arrestohen 12 persona që shpërndanin kokainë në shkolla!

20 Dhjetor 17:09

Një operacion i madh i policisë greke ka vënë në pranga 12 persona të cilët akuzohen për trafik lëndësh anrkotike në disa shkolla në zonën e Atikës.

Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve është drejtuesi 20-vjeçar i bandës, zëvendëskryetari 19-vjeçar dhe gjashtë të mitur. Hetimet zbuluan se organizata funksiononte me rregulla të rrepta disiplinore, ndërsa shkelja e tyre ndëshkohej me gjoba dhe dhunë fizike ndaj anëtarëve.

Gjatë operacionit policor të zhvilluar dy ditë më parë në zona të ndryshme të Atikës, u identifikuan 12 anëtarë të tjerë të organizatës, të moshës nga 15 deri në 56 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, si dhe edhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal. Ndaj tyre është ngritur padi për krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës dhe përfitimin e paligjshëm material.

Po ashtu, u arrestuan pesë persona që kishin përgjegjësi prindërore ndaj autorëve të mitur, ndaj të cilëve u hap një çështje penale për neglizhencë në mbikëqyrje. Sipas hetimeve paraprake të Departamentit të Ndërhyrjes Direkte kundër Drogës, organizata kishte vepruar që nga tetori i këtij viti, me role të ndara qartë dhe veprimtari të vazhdueshme. Ajo kishte një strukturë hierarkike, me një drejtues dhe një zëvendësdrejtues, nën të cilët funksiononin tre grupe operative.

Drejtuesi kishte kontroll të plotë mbi aktivitetet e bandës, duke dhënë urdhra dhe përcaktuar strategjinë e shpërndarjes së drogës. Zëvendëskryetari përdorte banesën e tij si pikë magazinimi të lëndëve narkotike, ndërsa një park në zonën e Patisias shërbente si vend takimi për shpërndarjen e drogës.

Sipas policisë një nga anëtarët e grupit ishte i përfshirë në trafikim edhe gjatë ndeshjeve të futbollit, brenda një fushe sportive. Një tjetër element shqetësues ishte fakti se dy të mitur transportuan drogë gjatë një ekskursioni shkollor në zonën e Hanias, duke treguar shtrirjen dhe guximin e veprimtarisë kriminale. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet theksojnë se çështja ngre shqetësime serioze për përfshirjen e të miturve në rrjete kriminale dhe shpërndarjen e drogës në ambiente arsimore.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Antidrogë Greqi Operacion Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mojtaba Khamenei apo Garda Revolucionare, kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

më shumë...

EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

më shumë...

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

më shumë...

Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të prodhimit francez

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:43

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:21

Mojtaba Khamenei apo Garda Revolucionare, kush e...

10:17

EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili...

10:03

Mënyra efektive për të forcuar sistemin imunitar

9:48

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

9:37

Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë...

9:15

Konflikti në Lindjen e Mesme, SHBA-të i...

8:40

Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet...

8:21

Zgjedhjet në Kosovë, lihet në fuqi vendimi...

8:03

Irani planifikon mekanizëm të ri për tarifa...

7:41

Trump paralajmëron Iranin: Nëse nuk pranoni marrëveshjen,...

7:13

Papa do të vizitojë Francën, Macron: Nder...

7:09

Njihuni me shenjat hakmarrëse të Horoskopit

7:07

Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e...

7:05

38-vjeçari humb jetën nga sulmi i peshkaqenit...

6:56

E rëndë në Itali, makina përplas 10...

6:43

Alarm në aeroportin e Athinës, gjendet pa...

6:27

Gjendet i pa jetë në mes të...

6:17

Britania e Madhe mbështet planin për të...

5:56

Ngërçi në bisedime, SHBA dhe Izraeli po...

Më të klikuarat

  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • E rëndë në Itali, makina përplas 10 persona në Modena, shofe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.