Inter humbet portierin e dytë brenda pak ditësh. Pas lamtumirës së veteranit Handanovic, tanime është konfirmuar edhe largimi I portierit që shkelqeu në sezonin e fundit, Onana.

 

Portieri kamerunas u ka thënë lamtumirën shokëve të skuadrës , dhe është larguar nga Appiano Gentile në drejtim të Mançesterit .

 

Klubi Italian dhe “djajtë e kuq” arritën marrëveshjen dhe tanime duhet vetëm të kalohen vetëm testet mjekësore në Angli.

 

Inter arketon 55 milionë euro (duke përfshirë bonuset) , por humbet një lojtar rë cmuar në aspektin sportive.

 

Tani Inter është në kërkim të portiereve të cilët mund të jenë menjehere dy, Sommer që pritet të vijë nga Bayern për klauzolen 6 mln euro dhe Trubin i Shakhtarit, për të cilin Inter nuk ofron më shumë se 13 mln euro, edhe pse ukrainasit duan më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *