Subscribe

Numri i personave të prekur nga koronavirusi vijon të rritet në rang botëror duke arritur në më shumë se 101 mijë. Organizata botërore e shëndetësisë i ka bërë thirrje të gjitha shteteve që ti përmbahen rekomandimeve dhe ta marrin seriozisht situatën.

 

TEDROS ADHANOM

KREU I OBSH

“Ndërsa rastet rriten ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që të shtohen masat intensive në cdo shtet, tani është koha që të mos mungojnë testet, pajisjet e nevojshme mjekësore dhe trajtimet. Duhet të përqëndrohemi maksimalisht në menaxhimin e krizës. Rastet janë shtuar në të gjithë Eiropën dhe në Shtetet e Bashkuara, dhe nuk mund të tolerohet asnjë mungesë në përgatitjen spitalore.”

 

Në SHBA janë raportuar më shumë se 300 të infektuar, ndërsa në Kaliforni një krocere ështrë izoluar pasi 21 persona janë konfirmuar me koronavirus. Edhe në Europë, shifrat janë shqetësuese. Në Itali numri i vijktimave ka shkaur në 197 ndërsa janë regjistruar të thjera raste në Maqedoninë e veriut, Greqi, Serbi dhe vende të tjera në rajon.

 

Tregjet ekonomike globale kanë marrë një goditje të rëndë, ndërsa vendet ndërmorën hapat më drastikë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Epidemia ka bllokuar biznesin ndërkombëtar, turizmin, ngjarjet sportive dhe shkollat, me gati 300 milion studentë të dërguar në shtëpi në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *