Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi këtë të hënë se bota rrezikohet e kërcënohet më shumë nga mungesa e lidershipit global dhe uniteti në luftën kundër koronavirusit sesa nga vetë pandemia.
Gjatë një forumi shendetesor te organizuar nga samiti i qeverive boterore, drejtori i OBSH-së tha se bota ka nevojë në këtë periudhë të vështirë për solidaritet.
“Bota ka nevoje te madhe per unitet. Politizimi i pandemise e perkeqeson situaten. Kercenimi me i madh me te cilin perballemi tani nuk eshte vete koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global.”
Ai u shpreh se disa pjesë të rregulloreve shëndetësore ndërkombëtare duhet të përforcohen, në mënyrë që të jenë më të zbatueshme.





