Subscribe

Ekspertet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërejtur se duhen më shumë informacione mbi vaksinimin kundër koronavirusit.

 

E pyetur nga gazetaret  për efikasitetin e vaksinave të prodhuara deri më sot, drejtoresha e OBSH-së për imunizimin dhe vaksinat, Katherine O’brien u shpreh se agjencitë duhet të zhvillojnë analiza me te thelluara pasi nuk mund të bazohen vetëm ke deklaratat e kompanive farmaceutike.

 

KATHERINE O’BRIEN

DREJTORE E OBSH-së PER VAKSINIMET

 “Është me të vërtetë e rëndësishme që të fillojmë të marrim më shumë informacion në lidhje me atë që bëjnë vaksinat, jo vetëm për parandalimin e sëmundjes, por për të parandaluar marrjen e virusit.

Ka vetëm një sasi të kufizuar informacionesh që mund të thuhet në një njoftim për shtyp. Duhet të rishikohen të dhënat që mund të dalin gjatë shqyrtimit dhe analizave .”

 

Ndërkohë për sa i përket shqetësimeve për kushtet që iu nevojiten vaksinave për t’u shpërndarë, Obrein ka theksuar se zgjidhje duket se është gjetur.

 

“Ne kemi përvojë në një numër vendesh, veçanërisht në Afrikë, të jemi në gjendje të vendosim një vaksinë qe duhet te qëndrojë ne ambiente shume te ftohta. Pfizer ka zhvilluar një “transportues” të veçantë i cili mund të mbajë temperaturën e vaksinës nga 10 deri në 15 ditë. Për më tepër, vaksina mund të ruhet në temperatura në frigorifer për pesë ditë,  ndërsa ngrirësit portabël që nuk punojnë me energji elektrike, madje edhe akull të thatë, gjithashtu mund të përdoren.”

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se punëtorët e shëndetësisë, njerëzit e moshuar dhe grupet e tjera në rrezik do të kenë përparësi për vaksinimin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *