Nga Hiroshima, qyteti ku amerikanet hodhën bombën e pare bërthamore ne gushtin e vitit 1945, shefi i Shtëpisë se Bardhe, Barak Obama përcolli mesazhin e nje bote pa arme nukleare. Vizita ne Hiroshima është historike, pasi Obama është presidenti i pare amerikan ne detyre qe udhëton ne kete vend, qe pas tragjedisë. Obama vizitoi muzeun e paqes ne Hiroshime, përpara se te bente homazhe ne Memorialin e Paqes i shoqëruar nga kryeministri japonez Abe, ku vendosi edhe nje kurore me lule. Ndonëse tha se kujtimi i 71 viteve me pare nuk duhet te zhduket, Obama nuk kërkoi falje per lëshimin e bombës.

“Vdekja erdhi nga qielli dhe bota ndryshoi. Nje flakërim drite dhe nje mur zjarri shkatërruan nje qytet dhe tregoi se njerëzimi zotëron mjetet per te shkatërruar veten. Duhet te ndajmë pergjegjesite dhe te shohim historinë ne sy, per te mos lejuar qe te vuajmë serish. Te parandalojmë luftërat permes diplomacisë dhe te kemi nje bote pa arme bërthamore”.

Per kryeministrin japonez, Abe, vizita e Obames hap nje kapitull te ri per pajtimin mes dy vendeve. Me pas presidenti amerikan u takua edhe me te mbijetuar te tragjedisë. Nga shpërthimi i bombës bërthamore ne Hiroshima gjeten vdekjen 140 mije njerëz, ndërsa nga bomba e dyte ne Nagasaki, 74.000.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *