Subscribe

Një ngjarje e rëndë tronditi Patosin këtë të martë, ku një 30-vjeçar plagosi rëndë me thikë nënën.

 

Konflikti brenda familjes ndodhi në fshatin Dukas rreth orës 09:00.

 

30-vjeçari Klaudio Çobaj e sulmoi nënën e tij pas një konflikti që pati me këtë të fundit. Ai e qëlloi disa herë në trup me thikë duke i shkaktuar plagë të shumta.

 

50-vjeçarja u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i riu u arrestua nga policia.

 

Mësohet se 30-vjeçari, në momentin e ngjarjes, ishte i dehur. Dyshohet se ai i kërkoi para nënës së tij, por kjo e fundit refuzoi t’i jepte.

 

Njëri nga komshinjtë tha se 50-vjeçarja u hodh nga ballkoni por i biri e ndoqi dhe vazhdojë ta qëllonte me thike.

 

 

KOMSHIU I FAMILJES ÇOBAJ

“Ne dëgjuam zhurma. O Klajdi ça bërë, se jemi komshi përballë, kati i dytë, dola në ballkon bashkë me nipin dhe pamë atë të gjakosur që po dilte nga dera e ballkonit nga brenda shtëpisë dhe në ballkon ai duke e goditur, vazhdoi e shkreta. Ajo u hodh nga kati i dytë, zbriti poshtë, ai vazhdoi. Unë i bërtita o Klajdi çfarë bën, se jemi komshinj, jemi rritur, janë një familje shumë e mirë. Çuni as problematik, as alkool, as drogë, as cigare nuk pinte, shumë djalë i mirë.

 

Fqinjët tregojnë se Klaudio Çobaj kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania dhe nuk ishte problematik.

 

 

1-Jemi habitur kur e dëgjuam. Jetonte me vajzën. Djali rinte në Gjermani. Absolutisht. Djalin e kishte kapur covidi, erdhi nga Gjermania, por e kishte kaluar. Nuk ka pasur debate.

2-Jemi habitur se shumë cun i urtë.

3-Nuk dimë gjë. Shumë familje e mire. Punonte jashtë shtetit. Jo jo asnjë debat. Djalë shumë i shkelqyer.

4-Çun shumë i mirë në lagje. Familja më e mirë. Jo nuk ka pasur probleme

 

50-vjeçarja Donika Çobaj jetonte me vajzën e saj, pasi bashkëshorti i kishte vdekur. Ndërkohë 30-vjeçari punonte si emigrant në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *