Subscribe

Në komunikim për mediat pas dëshmisë që dha në Prokurori, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën tha se mori në mbrojtje Lulzim Bashën gjatë protestës së 8 janarit. Sipas tij, ata ishin në dije që Basha qëndronte i rrethuar në seli nga vrasës dhe trafikantë.

 

“Eshtë simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Besë ske ç’kërkon te ai që s’ka besë. Së dyti; simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti; mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale ishte i gatshëm që të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty…PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish, trafikantësh. Emrat konkretë i keni të publikuar edhe në facebook tim, disa prej tyre. Facebook e kam publik. Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet. Çështje tjetër që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës, përdorte dhe banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirje, bashkëpunimi, të grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë. Emrat e mercenarëve, një pjesë i kanë ndaluar. Problemi është se armët i nxori nga selia, thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij, megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *