Numri i viktimave nga tërmeti tragjik i së martës ka arritur në 41 persona. Viktima e fundit është 54 vjeçari Sotiraq Misha i cili eshte nxjerre i pajetë nga rrënojat e Miramares në Durrës.

 

Sipas informacioneve Ministria bën me dije se tashmë kërkimet për nxjerrjen e personave nga rrënojat vijojnë në zonën e Kënetës dhe  në lagjen numër 6 në qytetin e Durrësit.

 

Ndërkohë janë ndërprerë operacionet e kërkim shpëtimit në Thumanë, ku janë shënuar 22 viktima nga 41 që është numri zyrtar I deri më tanishëm.

 

Gjithashtu nga tërmeti i së martës janë lënduar 750 persona dhe nuk ka një informacion në lidhje me personat e mbetur nën rrënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *