Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libinë lindore mund të arrijë në mijëra, u tha gazetarëve të martën një zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

 

“Numri i të vdekurve është masiv,” tha Tamer Ramadan, kreu i delegacionit të kësaj federate në Libi. Zoti Ramadan tha se agjencia konfirmoi nga burime të pavarura se 10,000 vetë rezultojnë të zhdukur, shkruan VOA.

 

Zyrtarët në Libinë lindore thanë të hënën se rreth 2,000 njerëz besohet të kenë vdekur në qytetin Derna. Zona u godit rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia mesdhetare Daniel, që shkaktoi çarjen e digave dhe zhdukjen e lagjeve të tëra.

 

Videot në mediat sociale tregonin rrugë të kthyera në lumenj të furishëm në qytetet Derna, Bengazi, Sousse, Al Bayda dhe Al-Marj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *