Arben Imami, ish-ministër i PD, themelues i kësaj force politike, akuzoi ditë më parë, Lulzim Bashën se i mban të fshehta listat e partisë sikur PD të ishte organizatë terroriste.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Imami u shpreh se logjika e veprimit në të kundërt të çon diku, duke nënkuptuar diçka aspak të këndshme.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen në një kohë kur Basha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike, përmes një gare, Imami u shpreh se në 30 vite politikë ka parë njerëz më të fuqishëm që kanë përfunduar keq.

“Kam kaluar 30 vjet në politikë unë. Dhe kam parë njerëz që kanë qenë më të fuqishmit e kësaj toke të shkojnë aty ku ndoshta dhe se kanë merituar, ose që se kanë dëhsiruar, pikërisht për shkak se logjika e veprimit ka qenë negative. Logjika e kundërt. Dhe kjo të çon diku. Ne kemi besim që natyra njerëzore ka fuqi për të ndrequr gjërat. Kemi besim që ky popull, kjo parti, ka nevojë për demokraci dhe ka nevojë për alterantivë, ka nevojë për fitore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *