Kryeministri i ri i Kosovës është takuar me zyrtarin e lartë anglez, Richard Moore, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

 

Përmes një posimi në “Twitter”, Moore shkruan se i ka shprehur Kurtit nevojën dhe domosdoshmërinë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Ndërsa shtoi se Kosova nuk ka mik më të mirë se Britania e Madhe.

 

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e ri të Kosovës. I urova më të mirat për programit e ri qeverisës si dhe diskutuam për nevojën e rifillimit të dialogut me Serbinë. Nuk ka mik më të mirë për Kosovën se sa Britania”, shkruan Richard Moore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *