E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nuk arriti të futet në parlament, Ilir Meta urdhëron analizën për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar nisjen e analizës brenda forcës së tij politike për zgjedhjet e 11 majit.

Në reagimine  tij në Facebook Meta thekson se ka firmosur urdhrin për për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Reklamë

Postimi i Metës:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Reklamë

Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.


Kujtojmë që Ilir Meta i cili garonte në listën e hapur të PD-ASHM, nukk mundi të sigurojë mandatin për të hyrë në Kuvend, ku u rendit pas Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, duke marrë 7981 vota.

PD dhe aleatët arritën të amrrijn vetëm 13 mandate në qarkun e Tiranës, ku vetëm një prej kandidatëve në listë të hapur mundi të hyjë në Kuvend.

Mandatin në listën e hapur e mori kandidatja Jorida Tabaku.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë