Maqedonia e Veriut ka identifikuar 6 raste të reja me koronavirus, mes tyre edhe një vajzë 4 vjecare e cila ishte kthyer me familjen nga Britania e madhe më 14 mars dhe që atëherë kanë qëndruar në karantinë.

E mitura u testua dy ditë pasi shfaqi simptomat e para të sëmundjes.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce bëri të ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 49 pasi një pacient fatmirësisht është shëruar.

Ndërkohë një pacient është në gjëndje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *