Një person i panjohur hapi zjarr mëngjesin e së enjtes ndaj disa automjeteve pranë Jerikos në Bregun Perëndimor të pushtuar. Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

“Një terrorist qëlloi në disa automjete pranë qytetit al-Awza”, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit palestinez të Jerikos, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Në gjendje më të rëndë është një 30-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat, ndërsa një 21-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë plagosur më lehtë.

Sipas radios shtetërore izraelite, sulmuesi, i cili mbante një kapuç dhe mbante një armë gjysmë automatike, filloi të qëllonte pak pas orës 7 të mëngjesit mbi automjetet.

Ushtria izraelite dërgoi menjëherë përforcime në vendngjarje dhe mbylli të gjitha rrugët ndërsa po kërkon për sulmuesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *