Skandali seksual mes ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton me praktikanten në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky në vitin 1999, do të rikthehen sërish në një film në ekranet e televizioneve amerikane.

 

Seria e fundit e American Crime Story do të transmetohet në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm e mesa duket, do të marrë të gjithë vëmendjen e qytetarëve amerikanë të cilët do të njihen se si njerëzit më të fuqishëm, e vetë presidenti i Amerikës, përfshihet në një skandal seksual me një praktikante.

 

Rolin e Lewinskyt në këtë dramë do ta interpretojë aktorja Beanie Feldstein, ndërsa Sarah Paulson, do të luajë rolin e Linda Tripp, shërbyesja që regjistroi fshehurazi thirrjet telefonike private të Lewinsky për lidhjen e saj me presidentin.

 

Megjithatë ende nuk është e qartë se kush do të luajë rolin e ish presidentit Bill dhe bashkëshortes së tij, ish Zonjës së Parë Hillary Clinton.

 

Lewinsky, një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, sot 46 vjeç, ishte vetëm një vajzë 22 vjeçare kur u përfshi në një lidhje romantike me presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, 27 vjet më i madh se ajo.

 

Pas skandalit, Klinton u lirua nga akuzat pasi mohoi se kishte pasur një romancë me 22 vjeçare. Por vetëm vitin e kaluar Lewinsky tha se veprimet e ish-presidentit ishin “një abuzim i rëndë i pushtetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *