Rastet me Covid-19 kanë njohur rritje në qytetin e Kuçovës. Pas konfirmimit të 6 rasteve pozitive disa ditë më parë,që rezultuan të ishin pensionistë,tashmë rastet janë shtrirë edhe në institucionet publike.

 

Një edukatore në një kopësht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopësht,kanë rezultuar të prekura me SarsCov2.

 

Edukatorja ka qënë në punë deri në momentin e shfaqjes së shenjave të para dalluese të infektimit dhe pas kryerjes së tamponit,ajo dhe vajza e saj e kanë rezultuar “pozitive”.

 

Edukatorja është karantinuar së bashku me familjen e saj,ndërkohë që janë karantinuar edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte,të cilët do ti nënshtrohen testimit.

 

Edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës ka rezultuar e prekur me Coronavirus.

 

Ajo e ka ndërprerë marrëdhënien me punën vetëm ditën që ka bërë tamponin,duke vënë në alarm koleget e saj më të afërta dhe gjithë punonjëset e repartit ku ajo punonte.

 

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Higjenës bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i kopështit dhe fasonerisë në Kuçovë si dhe janë mbyllur dy reparte të fasonerisë dhe grupi i fëmijëve ku punonte edukatorja e infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *