Në vitin 2014, Calvin Harris i dha një goditje të rëndë ish-partneres së tij, Rita Orës duke i ndaluar çdo të drejtë mbi këngët që kishin bërë bashkë. Kështu Rita nuk mund të performonte apo shiste asnjë këngë që mbante vulën e DJ të njohur, përfshirë edhe “I Will Never Let You Down”.

 

 

Ama gjërat kanë ndryshuar. Calvin i ka dhënë më në fund Ritës të drejtën të performojë këngët që kanë bërë të dy bashkë. “Vitin e kaluar ata të dy komunikuan për herë të parë pas kaq vitesh dhe marrëdhëniet u qetësuan”, – kanë thënë burime për The Sun.

 

 

“Më në fund, Rita dhe Calvin i hodhën problemet e së kaluarës pas dhe po fillojnë të kapitull të ri në jetën e tyre. Calvin i ka dhënë lejën Ritës të performojë dhe të punojë materialet që DJ la përgjysmë pas ndarjes!”.

 

 

Krijuesi i “This Is What You Came For” u nda nga këngëtarja shqiptare në qershor të 2014-ës jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *