Zyrtarisht niveli I rrezikut nga koronavirusi në Britaninë e Madhe bëhet I lartë.

Autoritetet thanë se numri I personave të infektuar ka shkuar në 1543 persona.

Rastet e reja në orët e fundit janë 171.

Numri i analizave të marra deri më tani është 44 mijë, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 4 mijë teste.

Shqetësues ka qënë numri I viktimave këtë të hënë që ka shkuar në 55 në total, ose thënë ndryshe 20 persona më tepër sesa ditën e dielë.

Pavarësisht kësaj kryeministri Johnson ka deklaruar se për momentin shkollat nuk do të mbyllen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *