Lojërat e 23-ta Dimërore Olimpike nisën me një ceremoni madhështore në Pejongcang të Koresë së Jugut.

 

Ndonëse një aktivitet sportive, përgatitjet kishin në fokus paqen mes vendeve, e sidomos atë midis dy Koreve.

 

Kim Yo-Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un, ka mbërritur në Korenë e Jugut. Ajo është anëtarja e  parë e familjes sunduese të Veriut që viziton Korenë 68 vite pas luftës.

 

Ajo shtrëngoi duart me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore. Por zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence duket se e ka shmangur takimin me Kim Yo Jong e po ashtu edhe një darkë që ishte parashikuar një ditë më parë.

 

Në praninë e 35 mijë spektatorëve në stadiumin Olimpik, e në një temperaturë -12 gradë delegacionet e 92 shteteve pjesëmarrëse zhvilluan parakalimin.

 

Në fund të ceremonisë të dyja Koretë, e Veriut dhe Jugut dolën nën një flamur të vetëm.

 

Ndërkohë Shqipëria do të marrë pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore me vetëm 2 sportistë skiatorë. Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, së bashku me to është edhe trajneri italian Marko Teroni, pasi të dy sportistët stërviten në Itali.

 

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen për rreth dy javë dhe më 25 shkurt do të zhvillohet ceremonia e mbylljes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *