E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 minuta më parë
Video · Vendi

Nisin hetimet për sigurinë në rrugë

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë e u plagos nëna së bashku me vajzën, Prokuroria e Kavajës nisi hetimet për gjendjen e segmentit dhe parametrat e sigurisë. Kjo pasi organi i akuzës dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë dhe mungesa e elementëve të sigurisë së rrugës. Prej disa kohësh, aksi Golem-Kavajë është bërë vatër aksidentesh kjo dhe për shkak të punimeve të shumta në rrugë, por edhe prishjes së trafikndarësve nga ana e banorëve. Pasditen e së shtunës dy fëmijë te moshës 3 dhe 5 vjeç, humben jetën dhe një foshnje 1 vjeçe u plagos rënde, teksa makina që drejtohej nga nena e tyre 24-vjeçarja Silva Negollari, u përplas me trafikndaresen anësore. Ngjarja ndodhi në rrugën kombëtare Durrës – Kavajë, pranë Qerretit ndërsa nëna së bashku me vajzën e saj të plagosur u dërguan në spitalin e Durrësit e fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kësaj jave, kanë ndodhur disa aksidente të rënda ku kanë humbur jetën tre persona e janë plagosur dy të tjerë.

Më shumë video

Reklamë