E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Nisin hetimet për dëmtimin e rëndë të 7 pallateve në Laç, merren prova

Prokuroria e Kurbinit nisi hetimet për 7 pallate të dëmtuara në Laç nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas eksperteve pas lëkundjeve të forta të një jave më parë këto ndërtesa 5 katëshe janë bërë të pabanueshme.

Reklamë

Një nga pikat kryesore që do hetohet është nëse janë bërë ndërhyrje në strukturat mbajtëse të pallatëve për ndërtim dyqanesh apo lokalesh në katet e para.

Prokuroria siguroi se në cilesinë e provës materiale janë marrë pjesё tё lёndёs sё ndërtimit tё pallateve si tulla, llaç lidhës ndërmjet tullave, beton tё kolonave dhe kampione suvatime.

Reklamë

Sekuestrime ndërkohë janë bërë në zyrat e urbanistikës për projektet, lejet e ndërtimit dhe aktet e kolaudimit.

Pas verifikimeve të shumta në terren nga ekspertë shqiptar dhe të huaj u vendos së pallatet në lagjen 3 në Lac do të shemben pasi kishte dëmtime të shumta si plasaritje, shembje tavani dhe suvaje.

Pas shembjes të gjitha banesat e prishura do të ndërtohen nga e para nga Turqia.

Më shumë video

Reklamë