Subscribe

Një shkrim i botuar disa muaj më parë kundër Presidentit në detyrë Bujar Nishani, ka çuar këtë të mërkurë në gjykatën e Durrësit ish-zv/kryeministrin Bashkim Kopliku.

 

Në shkrimin e publikuar në një media lokale në qytetin e Durrësit: Kopliku e përkufizonte kreun e shtetit Bujar Nishani si pasardhës i familjes komuniste që kontribuonte në zbatimin e luftës së klasave. Në shkrim ai i kërkonte që të rihapej dosja e familjes e ti tregohej popullit e vërteta.

 

Në seancën e parë, Kopliku e konsideroi të pakuptimte denoncimin e presidentit të Republikës, duke theksuar se shkrimi nuk kishte aspak si qellim denigrimin.

 

Kopliku kërkoi që palët të gjenin kompromisin për kjo kërkesë u refuzua nga avokati që përfaqësonte presidentin Nishani.

 

Avokati i paditësit Andi Cuadari kërkoi sot përgënjeshtrim te shkrimit si dhe dënimin e ish zëvendës kryeministrit me gjobe ne vlerën 100 mije lekë të reja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *