Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të fundjavës, pati një rikthim të figurave të rëndësishme në disa poste të rendësishme.

 

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte një ndër figurat e PD-së që është rikthyer në një post të rëndësishëm në këto zgjedhje, ai është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar.

 

Në fjalën e tij në Real Story me Sokol Ballën, ish-presidenti Nishani është shpehur se rikthimi në PD nuk do të thotë se ai po synon të bëjë karrierë shtetërore, pasi ai tashmë ka arritur të jetë i plotësuar në postin e Presidentit.

 

“Bindjet e njerëzve janë bindje që burojnë nga rrethana dhe nga synime të caktuara, por asnjëherë s’do të thotë se ato janë të pandryshueshme. Në atë kohë unë kisha bindjen që Shqipëria do të ecte në një rrugë normale, që shteti do të zhvillohej, do të ndryshonte dhe se vendi s’do të shkojë pas, dhe s’më shkonte mendja se në 2020 Shqipëria si shtet rrezikon të zhbëhet. Sot jemi në një situatë që njeriu reflekton bindjet e tij përballë asaj që ka përballë. Në këtë situatë unë mendoj se gjithkush nga ne duhet të jetë i angazhuar sesa i paangazhuar. Rikthimi im nuk është për karrierë shtetërore nuk erdha rikthehem më në pozicione që janë poshtë atyre të presidentit. PD sipas meje ka një standart më të arrirë se më parë.”

 

Në fjalën e tij Çim Peka është shprehur se ardhja e Nishanit në PD, është dëshmi që Basha ka pranuar kërkesat e aleatëve për të siguruar garanci.

 

“Basha me kryesinë e re ka emra të atakueshëm, një kryesi pa profil të lartë por që ka një rëndësi në vendimarrje, është kujdesur që të mos ketë surpriza, presioni ndaj bashës është 2021. Ai u ka dhënë garanci aleatëve se nuk do ketë tjetër marrëveshje me Ramën.”

 

Nishani është shprehur se nga ky moment opozita nuk e pranon disfatën dhe e perjashtojne si diskurs.

 

Analisti Arjan Vasjari është shprehur se me zgjedhjet e fundit Partia Demokratike më në fund arriti që të fusë votën e lirë.

 

PD më në fund ka futur nocionin e votës së lirë. PD tashmë një parti që nuk ka më alibi, sipas meje ky ishte hapi i fundit i Bashës për të mbyllur një cikël historik. PD tashmë është tërësisht me vulën e Lulzim Bashës. Them se PD ka zgjidhur në mënyrë korrekte ccështjen e kryesisë. Unë nuk besoj se bashkimi i PD është një opsion sot, Basha ka dështuar me konceptim bashkim e PD-së, është utopi është kundër produktiv.”

Gjithashtu kryetari i Këshillit Kombëtar të demokratëve deklaroi se opozita dhe PD po përgatitet të përballet me besimin e qytetarëve në zgjedhjet politike dhe jo me banditët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *