Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka çelur i pari zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

 

Në orën 07:00 zyrtari i larte i KQZ-se votoi në Qendrën e Votimit tek Liceu Artistik ne rrugen Elbasanit.

 

Duke folur per mediat Zburi beri thirrje per pjesëmarrje masive në zgjedhje.

 

KQZ në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bvërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre.

 

Zguri tha se në 10 Qendra Votimi nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, e cila ka nisur kete mengjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *