E shtunë, 24 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nis protesta e PD, opozitës bllokon Tiranën

Ka nisur protesta e opozitës në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare.

Opozita ka zgjedhur këtë herë si formë proteste bllokimin e 5 pikave kyçe në kryeqytet përreth 3 orë.

Reklamë

Protesta po mbahet te bashkia, te rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson dhe te Pallati me Shigjeta.

Tek sheshi para bashkisë është Edi Paloka, kryetari i këshillit kombëtar, tek rruga e Elbasanit sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, nënkryetarët e partisë; Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e Oerd Bylykbashi do të bllokojnë respektivisht, Sheshin willson, kryqëzimin tek pallati me shigjeta dhe zonën e Zogut të Zi.

Reklamë

Ndërkohë më herët, Policia e Shtetit i ka kujtuar Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.

Në 29 tetor opozita organizoi një protestë të ngjashme duke bllokuar 6 akset kryesore në të gjithë Shqipërinë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë