Subscribe

1 shtatori shënon zbatimin e fazës së tretë dhe të fundit të fiskalizimit, për transaksionet me para ne dorë biznes-konsumatorë. Por ky afat duket ende shumë larg zbatimit të gjerë në treg.

 

Të dhënat më të fundit të adminsitratës tatimore flasin për rreth 23 mijë bzinese të vogla e të mëdha që janë fiskalizuar deri më tani.

 

Në total janë 120 mijë tatimpagues të cvilët duhe të jenë pjesë e procesit, por vetëm 50 % e tyre janë pasjiur me certifikatë elektronike si kushti I parë për të nisur këtë proces, por jo të gjithë kanë filluar aplikimin në praktikë.

 

Ndërsa sa I përket faturave të fiskalizuara ato kanë arritur ne 22 milion sipas të dhënave nga tatimet, që nga janari I këtij viti, kohë kur nisi kjo reformë.

 

Qeveria ka lënë një afat deri në fund të vitit si një përiudhe testi që bizneset të përshaten me sistemin e ri të raportimit në tatime, pa I penalizuar ata në rast të gabimeve.

 

Por ky fakt ka bërë që tatimpaguesit të mos ndihen të detyruar për të nisur lëshimin e faturave elektronike.

 

Kjo reformë është komplekse dhe bizneset kanë kërkuar më shumë kohë, por deri më tani nuk ka një vendimarrje për të ndryshuar afatet, ndërsa procesi po zvarritet.

 

Bizneset janë ankuar pasi platforma ku ata mund të këshillohen në tatime është e mbingarkuar duke mos marrë shërbimin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *