Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Nëna e pengjeve të Hamasit rrëfen dhimbjen përmes një filmi të animuar

30 Tetor 21:36

Renan Gome zgjodhi të tregojë përjetimin e fëmijëve të saj – Yagilit, 12 vjeç dhe Orit, 16 vjeç, që u rrëmbyen nga vendbanimi Nir Oz në kohën që ishin vetëm në shtëpi, përmes një filmi të shkurtër të animuar, rrëfimin e të cilit e bën vet.

 

Filmi, me autor regjizorin e njohur Yoni Goodman, i cili u bë i famshëm në Izrael me filmin “Waltz with Bashir”, për luftën e vitit 1982 me Libanin, jetëson momentet e fundit që Yagil dhe Or kaluan në dhomën e sigurisë në shtëpinë e tyre, duke folur në telefon me nënën e tyre, ndërkohë që militantët e Hamasit po hynin brenda.

 

“Ata nuk mund të shfrytëzohen, ata janë fëmijë. Fëmijët, kudo në botë, nuk duhet të bëhen pjesë e negociatave për të fituar diçka. As në Gazë, as në Izrael, as në Ukrainë, askund në botë,” thotë zonja Gome.

 

Në videon e animuar, zonja Gome rrëfen krahas ilustrimit se si “të shtunën në mëngjes, më 7 tetor, në orën 6.30 të mëngjesit, ranë sirenat e alarmit dhe një mori predhash filluan të binin mbi shtëpinë tonë, në vendbanimin Nir Oz. Djemtë e mi, 16 dhe 12 vjeçarë, ishin vetëm në shtëpi, duke fjetur. U strehuan në dhomën e sigurisë.”

 

“Kushdo që e sheh këtë film mund të imagjinojë fëmijët e vet në shtëpi, vetëm, në këtë ankth,” thotë ajo.

 

Filmi i animuar tregone djali e saj derisa mundohej ta mbante derën të mbyllur, dera e dhomës së sigurisë u hap me forcë. “Fjalët e fundit që dëgjova ishin t’u thoshte rrëmbyesve ‘mos më merrni, jam shumë i ri’,” rrëfen ajo.

 

Sipas zonjës Gome, ideja për filmin e animuar “filloi me makthin që kalova, ngjarja më dilte e gjallë para syve. Kur u zgjova, nuk po i largoja dot pamjet nga sytë, po i jetoj ato vazhdimisht dhe mendova që t’i shohë mbarë bota.”

 

Në filmin e animuar, ajo i mendon djemtë e saj “të vetmuar, në një gropë, apo tunel të errët, duke e humbur nocionin e kohës.”

 

“Shpresoj të jenë bashkë, t’i japin forcë njëri-tjetrit, të jenë bashkë me fëmijët e tjerë të rrëmbyer derisa t’i takoj prapë, derisa t’i përqafoj sërish,” dëgjohet duke rrëfyer ajo.

 

Në përfundim të filmit, zonja Gome bashkohet me fëmijët e saj.

 

“Më dhanë një përfundim të mirë, më dhanë një përfundim të mirë të ëndrrës për të shpresuar. U jam shumë mirënjohëse për këtë realizim,” shtoi ajo.

 

Dy nga katër pengjet e liruara nga Hamasi deri më tani i kanë thënë zonjës Gome se besojnë se i kanë dëgjuar zërat e fëmijëve të saj ndërkohë që po mbaheshin peng, një copëz lajmi shpredhënës për zonjës Gome të besojë se i ka fëmijët ende të gjallë.

 

“Që kur dy gratë e rrëmbyera nga vendbanimi ynë u liruan, morëm informacion që nuk është i konfirmuar, se ato i kishin dëgjuar, ose mendojnë se i kanë dëgjuar djemtë e mi. Shpresoj të jetë e vërtetë. Besoj që rrëmbyesit, terroristët e dinë që e vlerësojmë jetën dhe e dinë që… nuk i kanë marrë për t’u tallur, por sepse i shërbejnë një interesi dhe qartazi si të gjallë i shërbejnë më shumë atij interesi. Andaj, shpresoj të jetë e vërtetë dhe se po i mbajnë të sigurtë,” tha ajo.

 

E pyetur se si ndihet për operacionin e zgjeruar të ushtrisë izraelite në Gazë, zonja Gome thotë se lirimi i pengjeve duhet të jetë përparësi e qeverisë izraelite.

 

“Sa më përket mua, fëmijët e mi do të duhej të ishin në shtëpi tani. Ky do të duhej të ishte misioni i parë, që qeveria izraelite duhet ta kishte mbi supe. Si ta bëjnë? Nuk di. Nuk më takon mua të them dhe nuk më takon të japë këshilla. Jam e bindur se po punojnë shumë në këtë drejtim. Nuk është zgjidhje e lehtë, nuk ka zgjidhje të lehta,” tha zonja Gome./VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
film hamas Izrael lufte Pengje

Nga e njëjta kategori

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

më shumë...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

më shumë...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

më shumë...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua me një plumb, detaje nga vrasja në Vorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.