Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës që sot Brukseli nuk hapi negociatat për kapitujt themelorë. Gjatë një konference me gazetarët Berisha theksoi se nuk është vetëm Greqia që bllokoi rrugën e Shqipërisë në procesin e integrimit, por sjellja e qeverisë “Rama” përbën shkakun themelor që Këshilli Europian nuk vendosi zhvillimin e konferencës së dytë ndërqeveritare.

“Këshilli i Ministrave të BE, refuzoi të hapë negociatat për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile sepse Edi Rama në vend të dialogut dhe zgjidhjes me dialog të problematikave të mëdha, ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit, bllokimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta.”, tha Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Lideri i opozitës Sali Berisha sqaroi edhe mungesën e djalit të tij, Shkëlzen Berishës, sot në gjykatë ku ishte thirrur për çështjen “Gërdeci”.

“Ka një njoftim që ka bërë Shkëlzen Berisha, në të cilin ai ka sqaruar se nuk është njoftuar se ai të dy adresat, atë fizike dhe atë elektronike nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SKAP.

Po ta marrësh për serioz një organ që funksionon në parimet e vjetra të policisë sekrete, funksionon si grupe kriminale të strukturuara, nuk duhet marrë seriozisht.”, shtoi Berisha.

Pas komunikimit me gazetarët, lideri historik i demokratëve mblodhi kryesinë ku diskutoi aksionin e mosbindjes civile.

“Në këtë vend, i gjithë pushteti është në duart e një njeriu. Ju garantoj se është më shumë se çka qenë në vitet e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri. detyra jonë është të organizojmë, të nxisim frymën e mosbindjes civile. Në akte të vogla, në akte të mëdha, por të bindur se vetëm mosbindja civile do mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kjo diktaturë, e cila bazohet kryekëput në mashtrimin, por dhe në dhunën, në terrorin ndaj opozitës, ndaj mediave, ndaj shoqërisë civile, ndaj faktorëve kryesorë të një demokracie.”, theksoi Berisha.

Javën e ardhshme parlamentit pritet t’i japë prokurorisë autorizim për t’i hequr lirinë, liderit të opozitës Sali Berisha. Dhe ende është e paqartë si do të drejtojë demokratët Sali Berisha nëse gjykata vendos për të arrest shtëpie apo edhe arrest me burg./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *