Për përgjegjësin dhe organizatorin e sulmeve të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiç është lëshuar fletë arresti nga Interpol, raporton KosovaPress.

 

Radojçiq u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të vendit, ku qëndruan terroristët serbë, pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

 

Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radojçiç, i cili ishte i plagosur dhe kurohej në Serbi.

 

Për Radojçiç në 3 tetor autoritetet serbe njoftuan për një ndalim 48 orësh, por pa kaluar ende as gjysma e tyre ai është lënë i lirë, pasi gjyqtari refuzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e paraburgimit.

 

Ish-nënkryetarit të Listës serbe është lënë në arrest shtëpie, i është ndaluar hyrja në Kosovë si dhe dalja nga territori i Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *