Një 48-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”.

 

Bëhet fjalë për Arsim Delijaj, banues në Istog, Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania dhe pritet që të ekstradohet drejt këtij vendi.

 

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Wiesbaden Gjermani, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *